Arbëri

Shtyhet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë, në solidarizim me Rexhep Selimin

 

Në shenjë solidariteti ndaj deputetit, anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rexhep Selimi, të cilit i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara, mbledhja e sotme e këtij komisioni është shtyrë për një ditë tjetër.

Ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila ka propozuar një gjë të tillë, e që ka gjetur mbështetjen edhe të anëtarëve të tjerë të komisionit.