Arbëri

Kosova përfiton grant 33 milionë dollarë nga USAID-i për shërbim më të mirë ndaj qytetarëve

 

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç njoftohet përmes një komunikate për media, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Kosova përfiton mbi 33 milion dollarë nga USAID-i.

Njoftohet se kjo marrëveshje ndërlidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vitet e ardhshme.