Arbëri

Kodra: Niveli i dobët i sistemit shëndetësor vështirëson përballjen me COVID-19

Mungesa e barnave, aparaturave dhe resurseve humane në luftën kundër COVID-19, sipas kryetarit të Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Besim Kodra, ka rënduar edhe më tej gjendjen e pacientëve të prekur me këtë virus.

Kjo, sipas tij, ka nxjerrë në pah problemet e shtresuara ndër vite në sistemin shëndetësor. Kodra, i cili është edhe pjesë e Bordit këshillues për menaxhimin e pandemisë COVID-19 ka thënë se ka mungesë të koordinimit në mes të niveleve të kujdesit shëndetësor, që e bën të vështirë menaxhimin e pacientëve me COVID-19. Një përparim, sipas tij, është bërë në aspektin e testimeve ku janë rritur kapacitetet testuese edhe pse jo në masën sa duhet të jetë.