Arbëri

Borrell pret nga Kosova dhe Serbia të mos i vendosin ambasadat në Jerusalem

 

Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të mos i vendosin ambasadat e tyre të Izraelit në Jerusalem. Kështu është shprehur shefi i diplomacisë së BE-së dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell. Në përgjigje të një pyetje parlamentare, Borrell tha se pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë në përputhje me angazhimin e BE-së dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropiane.

“Pozicioni i gjatë i BE-së është se negociatat duhet të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqyteti i ardhshëm i të dy vendeve dhe se aspiratat e të dy palëve duhet të përmbushen”, tha Borrell, duke shtuar se “çështja e Jerusalemit është një çështje e statusit përfundimtar”.