Arbëri

Rritet numri i komunave në zonë të kuqe

Foto: Driton Paçarada / KOHA
Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Është rritur në 18 numri i komunave që kanë hyrë në zonë të kuqe shkaku i shtimit të rasteve me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga sonte (20 nëntor 2020), do të jenë në fuqi masat e reja për komunat e Kosovës, sipas kategorizimit të ri lidhur me numrin e të infektuarve në 100 000 banorë.