Arbëri

Pajtimi i Serbisë për gërmimet në Kizhevak s’po shihet si reflektim, por rezultat i presionit ndërkombëtar

Dhënia e lejes nga Serbia që të vazhdojnë gërmimet për nxjerrjen e trupave të varrosur në Kizhevak, nuk po shihet si reflektim i Beogradit për çështjen e të pagjeturve.

Nën ndërmjetësimin amerikan, Kosova dhe Serbia në shtator morën zotime për përshpejtimin e përpjekjeve që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet mortore të personave të zhdukur, raporton KOHA.