Arbëri

Thirrjes për shkarkimin e Selmanajt i bashkohen edhe familjarët e të pagjeturve

Thirrjes për shkarkimin e zv.kryeministrit Driton Selmanaj, pas deklarimit të tij për çështjen e të pagjeturve, i është bashkuar edhe organizata “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova.

Kryetarja e kësaj organizate, Nusrete Kumnova, ka thënë se nga krerët e institucioneve kërkojnë respekt për familjarët e humbur.