Arbëri

MSH-ja nuk i ka njoftuar të gjitha komunat rreth testimeve rapide për COVID-19

Rreth një muaj pasi që Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se rreth 120 milionë teste rapide për COVID-19 do të jenë në dispozicion për shtetet me të hyra të ulëta dhe mesatare, Kosova u ka hapur rrugë këtyre testeve.

Pasditen e së premtes, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka ndryshuar Udhëzimin administrativ për kujdesin parësor shëndetësor, ku u është mundësuar QKMF-ve kryerja e testeve të shpejta për detektim të antigjenit SARS COV-2, raporton KOHA.