Arbëri

12 të vdekur dhe 645 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

12 të vdekur dhe 645 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë
 

12 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 645 raste të reja të infeksionit.

Dy të vdekur janë nga Gjilani (80, 72 vjeç), dy nga Peja (88, 75 vjeç), dhe nga një në Deçan (85 vjeç), Ferizaj (76 vjeç), Gjakovë (68 vjeç), Mitrovicë (53 vjeç), Prishtinë (86 vjeç), Prizren (82 vjeç), Rahovec (80 vjeç) e Shtime (71 vjeç).