Arbëri

​17 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

​17 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
Foto: Ilustrim
 

17 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar edhe 795 persona.

Autoritetet kanë njoftuar se qytetet më të prekura me COVID-19 janë Tirana, Durrësi dhe Korça. Në 24 orët e fundit janë shëruar 388 pacientë nga koronavirusi ndërsa janë kryer 2 mijë e 352 testime, raporton KOHA.