Arbëri

Nënshkruhen tri udhëzime administrative për të miturit në qendrat edukativo-korrektuese

Foto: KOHA / Ilustrim
 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka nënshkruar tri udhëzime administrative për fëmijët që janë në qendra edukativo-arsimore.

Një prej tyre parasheh që ata të lejohen të kenë pushimin vjetor. Tjetra ka të bëjë me ndalimin e vizitave për shkaqe të justifikueshme dhe tre, udhëzimi Administrativ për programin, të drejtat obligimet dhe beneficionet për të mitur në qendrën edukativo korrektuese.