Arbëri

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëron padi dhe protesta ndaj Qeverisë së Kurtit dhe Hotit

 

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka paralajmëruar protestë në rast se as në seancën e ardhshme nuk kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike. Veç tjerash, kanë njoftuar se edhe nuk do të respektojnë masat në fuqi.

Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva, ka bërë të ditur se do të padisin qeverinë Kurti dhe Hoti, për masat që janë marrë gjatë kësaj kohe, e që sipas tij kanë qenë antikushtetuese.