Arbëri

19 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, 744 raste të reja

19 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit, 744 raste të reja
 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur 19 persona si pasojë e COVID-19. Është shifra më e lartë e të vdekurve e regjistruar në Shqipëri brenda një 24 orëshi. Shtatë nga të vdekurit janë nga Tirana, dy nga Elbasani, dy nga Saranda, një nga Librazhdi, një nga Korça, një nga Pogradeci, një nga Vlora, një nga Durrësi, një nga Kruja, një nga Berati e një nga Shijaku.

Numri i të vdekurve në Shqipëri ka arritur në 735.