Arbëri

Sot shënohet Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Sot shënohet Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës
 

Sot do të mbahet ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës (FSK-së) duke filluar në ora 12:00 në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Me fjalimet e tyre do të paraqiten: Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, komandanti i FSK-së dhe gjenerallejtënant Rrahman Rama.