Arbëri

D+: Emërimet e konsujve po shpërfaqin dështimin sistematik të politikës së jashtme

D+: Emërimet e konsujve po shpërfaqin dështimin sistematik të politikës së jashtme
 

Organizata Demokraci Plus, thotë se zhvillimet e fundit lidhur me emërimet e Konsujve të Përgjithshëm të Kosovës, po shpërfaqin edhe njëherë dështimin sistematik të politikës së jashtme.

Sipas D+, mungesa e koordinimit ndërmjet Zyrës së Kryeministrit me Ministrinë e Punëve të Jashtme, por edhe ndërmjet Qeverisë me Presidencën, dëmton rëndë funksionimin efikas të misioneve të Kosovës jashtë vendit.