Arbëri

Hoti premton publikisht se projektligji për rimëkëmbje kalon javën e ardhshme

Hoti premton publikisht se projektligji për rimëkëmbje kalon javën e ardhshme
Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Kryeministri Avdullah Hoti ka premtuar se ligji për rimëkëmbje ekonomike do të kaloj javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

“Unë po jap premtim publik që ligji për rimëkëmbje ekonomike do të kaloj javën tjetër dhe do të mbyllet kjo çështje, ku do të definohen të gjitha çështjet edhe mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre, një listë e ndryshimeve ligjore, përfshirë mundësinë për t’i shtyrë obligimet tatimore, për të rishikuar TVSH-në në lëndë të para të prodhimit vendor”, ka thënë Hoti pas vizitës në njërën nga veraritë në Suharekë, të premten.