Arbëri

11 të vdekur dhe 835 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

11 të vdekur dhe 835 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri
 

11 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit, raportoi Ministria e Shëndetësisë. Një ditë më parë, numri i viktimave të raportuara ishte 16. Ndërkohë, 835 janë rastet e reja me koronavirus nga 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 306 raste në Tiranë, 59 në Vlorë, 52 në Lushnje, 50 në Shkodër, 45 në Berat, 37 në Korçë, 29 në Durrës, 27 në Sarandë, 23 në Pogradec, 22 në Fier, 20 në Gjirokastër, etj.