Arbëri

S’ka kuorum - fjalia e legjislaturës aktuale

S’ka kuorum - fjalia e legjislaturës aktuale
 

Katërmbëdhjetë gushti është data e fundit kur Kuvendi i Kosovës ka arritur ta miratojë një ligj. Bëhet fjalë për Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, i cili ishte mbështetur edhe nga deputetët e opozitës.

Në agjendën e Kuvendit është edhe Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, i miratuar në parim pas gjashtë tentimeve, por që nuk po arrin të kalohet në leximin e dytë, për shkak të mungesës së kuorumit.