Arbëri

Bregasi: Diskursi politik te shqiptarët, një retorikë adoleshente

Bregasi: Diskursi politik te shqiptarët, një retorikë adoleshente
 

“Në momentin që ne shqiptarët do ta kuptojmë se jemi shumë pak e nuk kemi llogari ta luftojmë njëri-tjetrin, do ndryshojnë gjërat për komunitetin tonë”, ka thënë shkrimtarja Bregasi. “Në momentin kur ta shohim patriotizmin si biznes, në kuptimin ‘unë jam mirë, vetëm po është edhe rrethi im mirë’, atëherë pyetjet që shtruam më sipër nuk kanë më kuptim”

Prishtinë, nëntor – Me dy fjalë e ka definuar Majlinda Bregasi diskursin politik në vendet e banuara me shqiptarë: retorikë adoleshente. Ka thënë se ajo është mosha që bën çdo gjë për të rënë në sy, e sa më të frustruar të jenë adoleshentët, aq më shumë protagonistë bëhen.