Arbëri

​Zyrtarët institucionalë zotohen për zbatim të rekomandimeve të BE-së

​Zyrtarët institucionalë zotohen për zbatim të rekomandimeve të BE-së
 

Ministra dhe kryeshefa të agjencive të pavarura kanë raportuar sot para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, për zbatimin e rekomandimeve të raportit të komisionit evropian për vitin 2020. Zyrtarët institucionalë u zotuan për zbatim të mëtejshëm të të gjeturave të BE-së, por thanë se ka pasur edhe progres gjatë këtij viti. Ndërkaq, deputetët iu kërkuan atyre angazhim më të madh në konkretizimin e rekomandimeve të BE-së.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica para anëtarëve të komisionit paraqiti disa nga synimet e tij për të zbatuar rekomandimet e BE-së.