1 perditesime
Arbëri

Gjysmëvjetori i parë në shkolla përfundon më 18 dhjetor, paralajmërohen masa të reja për fundvit

Gjysmëvjetori i parë në shkolla përfundon më 18 dhjetor, paralajmërohen masa të reja për fundvit
Foto: Alban Bujari \ KOHA
17:37

Gjysmëvjetori i parë në shkolla përfundon më 18 dhjetor, paralajmërohen masa të reja për fundvit

Kryeministri Hoti ka njoftuar se gjysmëvjetori i parë në shkollat fillore dhe mesme do të përfundojë me 18 dhjetor dhe pushimi do të zgjasë deri më 18 janar.

Ka thënë se vendimi është marrë në dakordim me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj

“Kështu do të kemi mundësi që në pranverë ose në qershor të kompensojmë mësimin”, ka thënë Hoti në konferencën për media.

Kjo i bie se gjysmëvjetori i parë do të përfundojë 10 ditë më herët. Ishte planifikuar që të përfundonte më 28 dhjetor, por situata me pandeminë, sipas Hotit, ka ndryshuar planprogramin.

Ndërkohë Hoti ka paralajmëruar edhe masa të reja, që do të merren javën tjetër, si masë mbrojtëse për festat e fundvitit.

“Sa i përket masave në ekonomi. Sipas ministrit të Tregtisë, duhet të shkojmë me zbatimin e masave të deritanishme. Ministria e ka marrë për obligim që me ministrin e Shëndetësisë të takohet me përfaqësuesit e bizneseve për t’u dakorduar për masat e reja, që do të merren javën tjetër për festat e fundvitit”, ka thënë Hoti.


Hoti: Nuk e kam hallin a rrëzohet Qeveria nesër apo pasnesër, por te menaxhimi i pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencë për media është pyetur për seancën dëgjimore të nesërme të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kushtetutshmërinë në lidhje me vendimin e 3 qershorit të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës.

“Së pari nesër është vetëm seancë dëgjimore. Ne si Qeveri do t’i paraqesim opinionet tona. Nuk e kam hallin a bjen kjo Qeveri nesër apo pasnesër. Unë e kam hallin si t’i dalim Zot kësaj situate me menaxhimin e pandemisë. Si ta miratojmë sa më shpejt ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike e po ashtu ligjin për buxhetin e vitit 2021”, ka thënë Hoti.

Sa i përket Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ai ka thënë se pritet që këto ditë të miratohet në Kuvend.

“Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do të votohet në ditët e ardhshme, nuk po e them saktë, jemi duke punuar dhe do të përmbyllet shpejt. Nëse kjo Qeveri zgjatë një javë, një muaj apo tri vjet, me rëndësi është se do të jetë në krye të detyrës plotësisht”, ka shtuar Hoti.

Ai sa i përket masave ka thënë se do të hiqen kur të përfundojë pandemia.

Ka thënë se forcimi apo zbutja e masave varet nga situata epidemiologjike në vend. Ndërsa ka treguar se do të zhvillohen masa të reja për festat e fundvitit.

E drejtori IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka treguar se fal masave lakorja momentalisht është e sheshtë dhe se nëse respektohen masat atëherë ajo do të fillojë të bie.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencë është pyetur për ilaçin remdesivir, saktësisht për sigurimin e tij. Ky ilaç po përdoret për trajtimin e pacientëve me Covid.

Zemaj ka thënë se për sigurimin e ilaçit remdesivir ka pasur dy procedura. Njëra ka qenë përmes Komisionit Evropian, që ishte e përballueshme, e tjetra ishte procedura e brendshme që kishte shumë enorme.

“Nuk mund të lejojë këtë keqpërdorim”, ka thënë Zemaj.

Në anën tjetër, remdesiviri si ilaç për trajtimin e COVID – 19 do të vazhdojë të jetë në mungesë për shkak që Ministria e Shëndetësisë nuk ka kontraktuar asnjë kompani për furnizim.

17:33

Hoti e quan serioze situatën me koronavirus, paralajmëron testime edhe në dy qendra tjera

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja me pandeminë në Kosovë është serioze, por e menaxhueshme.

Ai, të martën mbrëma në një konferencë për media, ka shprehur ngushëllime për të gjitha familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre për shkak të COVID-19.

Hoti ka thënë se në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rritur deri në dymijë numrin e testeve ditore. Tha se do të vazhdohet të rritet ky numër.

“Nga java e ardhshme do të bëhen testime në së paku dy rajone tjera”, ka shtuar Hoti.

Hoti ka thënë se sipas të dhënave grupmosha më e prekur nga pandemia është 30-40 vjet, për shkak se janë më aktiv.
 

“Numri më i madh është në sektorin e Shëndetësisë, kjo tregon për punën e madhe që po e bëjnë ata. Gjatë këtyre dy javëve të masave është stabilizu numri i të infektuarve. Pasi që numri i të shëruarve është më i madh se sa ai i të prekurve. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK, ne e kemi vendosur nën kontrollë pandeminë”, ka thënë Hoti. “Sugjerimi i Institutit është që masat të mbahen dhe të jetë rigoroz zbatimi i tyre. Nesër në ora 8:30, do të kemi takim, me të gjitha inspektoratet. IKSHPK dhe SHSKUK kanë punuar shumë për të siguruar vaksinën antiCOVID. Po punojmë në disa fronte në këtë”.

Hoti e ka falënderuar SHSKUK-në për furnizim me barna.

“I kemi ngritur kapacitetet dhe nuk kemi probleme për furnizim me të gjitha barnat”, ka thënë Hoti.