Arbëri

Punëtorët e KEK-ut së shpejti në grevë, Llumnica: Partitë po shtyhen se cila do ta falimentojë kompaninë

 

Nexhat Llumnica, nënkryetar i Sindikatës së KEK-ut, në “Express Intervistën” në KTV ka paralajmëruar se së shpejti do të ketë masa sindikale, protesta e greva, nga punëtorët e KEK-ut nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Janë të pashmangshme (protestat e grevat) për arsye se tetë muaj kemi biseduar me menaxhmentin dhe bordin e KEK-ut dhe përveç premtimeve nuk kemi pasur asnjë realizim të kërkesave. Janë ato bonuse që duhet të jepen për shkak të pandemisë. Shërbimi me energji elektrike është shërbim jetik dhe pa të nuk mund të luftohet as COVID-19. Punëtorët janë në një situatë të vështirë”, ka thënë Llumnica.