Arbëri

Gastronomët kërkojnë të prioritizohen në aspektin financiar pas votimit të Projektligjit për rimëkëmbje

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që sektori i gastronomisë të prioritizohet në kuptim të mbështetjes financiare, pas votimit të Projektligjit për rimëkëmbje.

Shoqata thotë se mjetet që pritet të destinohen për sektorin privat nga ky Projektligj në vlerë prej 200 milionë euro, duhet të ndahen në proporcion me dëmet që janë shkaktuar nga pandemia dhe masat e qeverisë në secilën industri përkatëse, e jo qasje të njëjtë për të gjithë sektorët.