Arbëri

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bëjnë marrëveshjen për menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Ohrit e të Prespës

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bëjnë marrëveshjen për menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Ohrit e të Prespës
 

Tiranë, 3 dhjetor - Rreth dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e certifikatave fitosanitare për qarkullimin e produkteve bujqësore pa barriera, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hedhin një tjetër hap të rëndësishëm drejt iniciativës strategjike të Shengenit Ballkanik për zhvillimin e rajonit.

Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve, Bledi Çuçi e Arjanit Hoxha, nënshkruan në Strugë Marrëveshjen për Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës së Madhe. Pas nënshkrimit, ministri Çuçi tha se finalizimi i kësaj marrëveshje është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehje e vullnetit për të shfrytëzuar në mënyrë të përgjegjshme këtë pasuri të përbashkët jo vetëm të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut por të gjithë Europës.