Arbëri

Kosova kërkon të vendoset bashkëpunim me EUROJUST

 

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka marrë pjesë në takimin e parë bilateral dhe virtual mes Republikës së Kosovës dhe EUROJUST, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Në këtë takim virtual, i cili kryesohej nga presidenti i EUROJUST, Ladislav Hamran, ministri Selimi tregoi se sa e rëndësishme është vendosja e bashkëpunimit mes EUROJUST dhe Republikës së Kosovës.