Arbëri

25,636 raste pozitive vetëm nga tetori, më shumë se për 7 muaj të pandemisë

25,636 raste pozitive vetëm nga tetori, më shumë se për 7 muaj të pandemisë
 

Kosova ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve këtë të enjte që kur ka nisur pandemia më 13 mars. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 22 persona kanë vdekur nga COVID-19 nga dita e djeshme.

Pos kësaj, sipas shifrave, 25 mijë e 636 raste pozitive janë shënuar në Kosovë vetëm gjatë dy muajve të fundit krahasuar me rreth 16 mijë sa janë shënuar në gjithë periudhën për mbi shtatë muajt e parë të pandemisë. Në periudhën 13 mars – 1 tetor janë shënuar 15,663 raste pozitive dhe 627 raste të vdekjeve kurse vetëm nga 1 tetori deri sot janë 25,636 raste pozitive dhe 435 raste të vdekjeve.