Arbëri

Hoti premton vazhdimin e mbështetjes për gastronomët dhe shitësit me pakicë

Hoti premton vazhdimin e mbështetjes për gastronomët dhe shitësit me pakicë
 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, takoi sot përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të cilëve u premtoi vazhdimin e mbështetjes financiare me masa konkrete të Qeverisë.

Kryeministri Hoti në këtë takim shpalosi pakon e re të mbështetjes në vlerë prej 200 deri 220 milionë euro për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.