Arbëri

KEK-u tejkalon planin e prodhimit

KEK-u tejkalon planin e prodhimit
 

Korporata Energjetike e Kosovë ka mbyllur tremujorin e tretë të këtij viti me sukses. Përkundër situatës së vështirë të shkaktuar nga pandemia Covid-19, KEK-u ka arritur të tejkalojë planin e paraparë. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imeri thotë se pavarësisht vjetërsisë së makinerive për nxjerrjen e thëngjillit dhe të njësive prodhuese të energjisë, ato kanë performuar shumë mirë.

“Termocentrali Kosova A, në kuartalin e tretë ka realizuar planin e vet të prodhimit 107%, edhe përkundër vjetërsisë që ka. Në anën tjetër edhe termocentrali Kosova B ka realizuar planin e vet të prodhimit me rreth 116%. Për më tepër, funksionimi i këtyre termocentraleve bëhet edhe duke u furnizuar me qymyr, që nënkupton se nuk ka pasur kurrfarë pengese dhe divizioni i qymyrit e ka realizuar planin e vet duke i furnizuar dy termocentralet e korporatës energjetike me qymyr. Kjo nënkupton që me këtë performancë të mirë është ofruar shërbimi që është cilësor për qytetarët e vendit dhe nga kjo shihet që gjatë kësaj periudhe ka pasur një stabilitet të furnizimit të qytetarëve me energji elektrike”, deklaroi Imeri.