Zbulohet varreza e pestë në Serbi

Zbulohet varreza e pestë në Serbi
Në Kizhevak të Serbisë janë duke vazhduar gërmimet për mbetjet mortore të personave që dyshohet të jenë të personave që janë vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar për KosovaPress se deri më tani kanë zbuluar pesë varreza në Serbi. E fundit në Kizhevak.
“Deri më tani janë zbuluar pesë varreza. Jemi duke gjetur mbetje mortore dhe do të punojmë deri sa të na lejojnë kushtet atmosferike”, tha ai.
Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur viziton varrezën masive në Kizhevak
Komisioni Qeveritar për Personat e Pagjetur, të premten, ka vizituar varrezën masive në Kizhevak, në afërsi të Rashkës.
Në këtë lokacion janë gjetur mbetjet mortore të 17 personave, cilët dyshohen se janë shqiptarë.
Delegacionin po e kryeson koordinatori Ibrahim Makolli, ndërsa me kryetarin e delegacionit të Serbisë, Veljko Odaloviq, kanë mbajtur edhe një konferencë për media.
Në Kosovë, edhe 21 vjet pas përfundimit të luftës, nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Konjufca: Daka është koka e planit për stopimin e VV-së dhe të Albinit

Në Shqipëri, 7 të vdekur e 739 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Familja Jashari e quan keqpërdorim shfrytëzimin e figurës së Besartës në kohë fushate

Nga janari deri në maj, qytetarët do të përfitojnë zbritje në faturat e rrymës

IKSHPK-ja: Numri i rasteve është brengosës, respektoni masat anti-Covid

7 komuna në zonë të kuqe

14 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Shtyhet votimi për certifikim të kandidatëve për deputetë

Mbi 13.000 mërgimtarë janë përgjigjur në thirrjen telefonike të KQZ-së, mbi 134.000 e-maila të pahapura

Paqartësi në zbatimin e nenit që u ndalon kandidatëve garën, Zyra do të rekomandojë certifikim në pako

Vetëvendosje e quan të kotë “përpjekjen për të parandaluar Qeverinë Kurti 2”
