Arbëri

Hoti: Kosova ka marrë garanci nga SHBA-ja se marrëveshja e 4 shtatorit do të zbatohet

Foto: Reuters / Arkiv
Foto: Reuters
 

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë garanci Kosovës, se marrëveshja e 4 shtatorit, për normalizim ekonomik me Serbinë, e arritur në Uashington, do të zbatohet edhe pas ndërrimit të administratës amerikane.

Kështu tha të martën, më 8 dhjetor, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një konference për media.