Arbëri

QKRMT: Në SHKK mungon trajtimi i të dënuarve në baza individuale për riintegrimin e tyre pas lirimit

 

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka publikuar raportin vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese të Kosovës. Sipas raportit, gjendja e përgjithshme e trajtimit të personave të dënuar dhe të paraburgosur si dhe kushteve të banimit në institucionet korrektuese ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm.

Sipas njoftimit, poashtu janë shtuar aktivitetet e punës për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese, duke përfshi edhe punën jashtë institucioneve të vuajtjes së dënimit.