Arbëri

Gjithçka që u lejohet shqiptarëve, duhet edhe serbëve të Bosnjës, thotë Vulini

Foto: Koha
Foto: Koha / Arkiv
 

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se “gjithçka që u lejohet shqiptarëve të Kosovës, duhet t’ju lejohet edhe serbëve të Bosnjës”.

"Është e vështirë të shpjegosh pse u shpërbë Jugosllavia, por jo edhe Bosnje dhe Hercegovina. Edhe më e vështirë është që shqiptarët përpiqen të fitojnë një shtet në Kosovë, dhe serbët nuk munden në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithçka që u lejohet shqiptarëve do të duhet të ju lejohet edhe serbëve”, tha Vulin, transmeton agjencia Beta.