Arbëri

Ambasadori rus Harçenko: Moska do të përkrahë çdo zgjidhje për Kosovën që e mbështet Beogradi

 

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander, deklaroi se qëndrimi i Moskës në lidhje me Kosovën dhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, mbetet i pandryshuar dhe se ajo do të përkrahë çdo zgjidhje që e mbështet Beogradi, e citojnë atë mediat serbe.

“Jemi të sigurt, ashtu si edhe Beogradi, se zgjidhje e fuqishme, e qëndrueshme për Kosovën është e mundshme vetëm në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB. Do të pajtohemi me atë zgjidhje që do t’u përgjigjet ligjeve dhe interesave të serbëve, që do të mbështetet nga Beogradi”, i ka thënë ai “Novostit”.