Arbëri

Hoti: BE-ja mbetet aspirata jonë për integrim politik dhe ekonomik

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori sot pjesë në konferencën e nivelit të lartë për një klimë më miqësore të biznesit dhe investimit në Kosovë ‘’White Book 2020”, i organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian, në të cilën është diskutuar për klimën e investimeve në Kosovë nga perspektiva e investitorëve të BE-së.

Hoti tha se do t’i analizojnë me kujdes sugjerimet në këtë libër, këshillat dhe vërejtjet që mund të jenë për sektorë të caktuar, në mënyrë që ministritë dhe agjencitë e ndryshme t’i inkorporojnë këto vërejtje dhe sugjerime në planet e tyre të punës për vitin 2021.