Arbëri

Moti në Kosovë - prej të premtes parashihet borë

Moti në Kosovë - prej të premtes parashihet borë
Foto: Koha / Arkiv
 

Instituti Hidrometeorologjik njofton se në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

“Në fushat termike do të kemi rritje në të dy vlerat ekstreme, ndërsa në fushat barike priten rënie të lehta, duke e prishur këtë situatë meteorologjike. Dita e mërkurë dhe e enjte do të jenë relativisht të ngrohta për periudhën që jemi por nga dita e premte e tutje parashihet mot jostabil, i përcjellur me reshje shiu dhe bore”, njofton IHMK-ja.