Arbëri

Mustafa kundër Kushtetueses: Po e shkruan Kushtetutën sa herë i kërkohet mendim

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti duke u bazuar në votën e deputetit të dënuar Etem Arifi ka qenë i padrejtë dhe jo profesional.

Mustafa tha se Arifi ka votuar edhe Qeverinë Kurti dhe Kryesinë e Kuvendit, por askush nuk është marrë me këtë rast.