Arbëri

FSK bën homazhe para arkivolit të kolonel Gyrner Muratit

 

Sot në kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar nga stafi i lartë i kësaj ministrie dhe FSK-së bënë homazhe para arkivolit të të ndjerit, kolonel Gyrner Muratit, i cili kreu vetëvrasje ditë më parë.

Homazhe para arkivolit të kolonel Muratit bënë gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues nga të gjitha njësitet e Forcës së Sigurisë të Kosovës, kolegë të punës, shokë, bashkëluftëtarë, miq dhe qytetarë.