Arbëri

AUV-i asgjësoi 400 mijë kilogramë produkte ushqimore gjatë pandemisë

Foto: EO
 

Prishtinë, 3 janar (EkonomiaOnline) - Vetëm gjatë pandemisë, rreth 400 mijë kilogramë produkte, të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum, janë asgjësuar me vendim nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion.

Madje, Thaçi shtoi se fokusi kryesor sa i përket shëndetit publik është ruajtja e sigurisë ushqimore, duke shtuar se kontrolli kufitar zbatohet 100%.