Edhe pse në Kuvend shprehin vazhdimisht dallimet dhe ndarjet partiake, deputetet e Kosovës këtë të martë kanë shfrytëzuar një qëllim jashtë politikës për t’u bashkuar.
Deputetet Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja, Mimoza Kusari-Lila nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes dhe Donika Kadaj-Bujupi nga grupi i AAK-së, kanë shfrytëzuar Gërminë për vrapin e mëngjesit.
Në një lidhje direkte për KTV-në, të tria kanë thënë se e shfrytëzojnë shpesh këtë hapësirë për t’u kujdesur për shëndetin e tyre.
“Në vrap s’kemi partitë apo profesionin, por dashurinë për shëndetin dhe aktivitetin fizik”, ka thënë Kusari-Lila për emisionin SOT.