Arbëri

IHK: Në të gjithë lumenjtë, nesër pritet të arrihet maksimumi i niveleve dhe prurjeve

Foto: IHK
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar mbi situatën me reshjet e shiut në Kosovë gjatë 48 orëve të fundit.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj kohë “kanë rënë mesatarisht rreth 75.6 mm reshje, duke shkaktuar përmbytje nëpër disa komuna, si pasojë e ngritjes së niveleve të lumenjve përtej kapaciteteve të tyre bartëse”.