Arbëri

IHK-ja pret rëndim të situatës nga reshjet, më e theksuar në Dukagjin

Foto: Ilustrim
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pret rëndim të situatës nga reshjet e shiut e borës që mund të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, e që më e theksuar do të jetë në Dukagjin.

Instituti njofton se nivelet në Drinin e Bardhë kanë arritur kuotat maksimale e që bashkë me disa lumenjë tjerë kanë shkaktuar përmbytje.