Arbëri

FSK-ja ndihmon personat e ngujuar nëpër shtëpi

FSK-ja ndihmon personat e ngujuar nëpër shtëpi
Foto: FSK
 

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës po realizojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pas vërshimeve ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të mëdha.

“Operacionet janë duke u realizuar në disa lokacione të territorit të Republikës së Kosovës: Fushë-Kosovë, Gjakovë, Drenas, objektin e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, ku ekipet janë duke realizuar operacionet e ndihmës për personat e ngujuar nëpër shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së.