Arbëri

Mustafa: Shqiptarët e Luginës janë duke u diskriminuar sistematikisht

Ragmi Mustafa nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka deklaruar se shqiptarët që jetojnë në Luginë janë duke u diskriminuar sistematikisht.

 

Ragmi Mustafa nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka deklaruar se shqiptarët që jetojnë në Luginë janë duke u diskriminuar sistematikisht.

Mustafa në një intervistë për Express-KTV ka deklaruar se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e diskutimeve lidhur me gjendjen e shqiptarëve që jetojnë atje. Ai ka thënë se cilado parti politike që vjen në qeverisje në Kosovë, duhet pasur si pikë të veçantë kujdesin ndaj Luginës së Preshevës.