Arbëri

Daka për votat nga diaspora: Edhe më herët i kemi verifikuar, do t’i shqyrtojmë edhe ata nga Serbia

Foto: Koha
 

(EkonomiaOnline) - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se ky institucion edhe më herët ka bërë verifikimin e votave të ardhura nga jashtë, kjo duke iu referuar vendimit të fundit për votat nga diaspora.

Daka në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se vendimi i marrë në mbledhjen e së hënës që të thirren në telefon të gjithë ata që aplikojnë për të votuar, nuk përbën shkelje dhe është verifikim që e kanë bërë në vazhdimësi.