Arbëri

Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron normalizim të gjendjes pas reshjeve

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe borës, në ditët në vijim pritet normalizim i gjendjes në teren.

Sipas IHK-së, tendencat e niveleve janë në rënie në të gjithë lumenjtë e vendit si pasojë e ndërprerjes së reshjeve.