Arbëri

Banorët e veriut të Kosovës po marrin dozën e dytë të vaksinës në Rashkë

Foto: REL
 

Një grup i qytetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës, të cilët u imunizuan më 25 dhe 26 dhjetor të vitit 2020, me vaksinën kundër koronavirusit Pfizer/BioNtech, kanë marrë dozën e dytë të vaksinës më 14 janar në objektet shëndetësore në komunën e Rashkës në Serbi, pranë vendkalimit kufitar me Kosovën, në Jarinje.

Ata janë kryesisht njerëz të moshuar mbi 65 vjeç nga Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, ku jeton popullata shumicë serbe.