1 perditesime
Arbëri

Shkon në 17 numri i subjekteve politike që kanë aplikuar deri tani në KQZ për certifikim

Shkon në 17 numri i subjekteve politike që kanë aplikuar deri tani në KQZ për certifikim
Foto: Ilustrim
16:30

Shkon në 17 numri i subjekteve politike që kanë aplikuar deri tani në KQZ për certifikim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani kanë pranuar 17 aplikime të subjekteve politike. Nga 11 parti, është dorëzuar një koalicion dhe pesë iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë.

Sot është data e fundit për dorëzimin e listave në KQZ. Aplikimi do të përfundojë në orën 18:00.

08:18

​Sot është afati i fundit për dorëzimin e listave në KQZ

(KosovaPress) - Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët pas certifikimit do të mund të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani vetëm 10 subjekte politike me gjithsej 210 kandidatë, kryesisht nga radhët e komuniteteve, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve aplikimin për çertifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

Pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku konstatohet se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në 3 vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet, KQZ-ja ka bërë të ditur se do t’i dërgojë listat me emrat e të gjithë kandidatëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK).

Gjithashtu, listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen edhe në 5 institucione tjera përveç KGjK-së, pra në Ministri të Punëve të Brendshme, Ministri të Punëve të Jashtme, Ministri të Mbrojtjes, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen këtyre institucioneve më së largu deri më 18 janar, ndërsa do të presin përgjigje deri më 20 janar.

“Nëse një kandidat nuk do të çertifikohet nga KQZ, i njëjti do të mund të bëjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe pastaj çështja mund të shkojë edhe në Gjykatën Supreme. I gjithë procesi i ankesave dhe vendimmarjes nga KQZ-ja, planifikohet të përmbyllet deri më 31 janar. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike është planifikuar të bëhet më 1 shkurt”, ka thënë Elezi për KosovaPress.

Fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 3 shkurt.