Arbëri

Mot i ftohtë në Shqipëri, temperaturat pritet të shkojnë në minus 12 gradë

Mot i ftohtë në Shqipëri, temperaturat pritet të shkojnë në minus 12 gradë
 

Shqipëria është përfshirë nga një mot i ftohtë dhe me temperatura të ulëta. Autoritetet kanë parashikuar se do të ketë mot me vranësira dhe reshje bore.

Gjatë së dielës temperaturat do të lëvizin, ku në zona malore temperaturat minimale pritet të shkojnë në -12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet në -3 gradë. Në zona të ulëta pritet të shkojnë deri në -4 gradë Celsius.