Arbëri

Një i vdekur dhe 267 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Një i vdekur dhe 267 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
 

Një person ka vdekur dhe 267 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga IKSHPK-ja në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.377 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.