Arbëri

LDK-ja pret që administrata Biden të vazhdojë me Marrëveshjen e Washingtonit

LDK-ja pret që administrata Biden të vazhdojë me Marrëveshjen e Washingtonit
 

Lidhja Demokratike e Kosovës pret që edhe administrata e re amerikane të vazhdojë me Marrëveshjen e Washingtonit, të nënshkruar në shtator, në Shtëpinë e Bardhë nën administratën e ish-presidentit Donald Trump.

Sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi, e ka cilësuar lajm të mirë qëndrimin e administratës së Bidenit për marrëveshjen e 4 shtatorit duke shtuar se “pikërisht për këtë duhet të fitojë LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit”. Abrashi ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është në fokus të programit ekonomik të LDK-së.